Iso-polifonia shqiptare
Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.
Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.
Për të dalë me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.
Juria vendimmarrëse përbëhej nga :
- Dok. Antonio A. ARANTES - President i Institutit Kombëtar Brazilian për Trashëgiminë Historike dhe Artistike, Brazil.
- H.R.H Basma BINT TALAL - Princeshë e Jordanisë
- Aziza BENANINI - Ambasadore e Marokut në UNESCO
- Prof. Georges CONDOMINAS - Përfaqësues i Francës në UNESCO
- Prof. Anzor ERMAICHVILI - Profesor në Institutin Kombëtar të Kulturës, Gjeorgji.
- Carlos FUENTES - Përfaqësues i Meksikës në UNESCO
- Mister Yoshikazu HASEGAWA - Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Teatrin e Ri, Japoni
- Prof. Epeli HAU’OFA - Drejtor Themelues i Qendrës për Artin dhe Kulturën, Oqeani
- Prof. Alpha Oumar KONARE - Kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan, ish President i Malit
- Elvira KUNINA - Drejtore e Shkollës Kombëtare të Artit Folklorik, Rusi.
- M.s.Olive W.M.LEWIN - Drejtore e të Rinjve, Xhamajkë
- Prof. Armandina LIHAMBA - Profesor në Universitetin e Dar El Salamit, Tanzani
- Dokt. Ahmed MORSI - Kryetar i Bibliotekës dhe Librarive Kombëtare, Profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Kajros, Egjypt.
- Dok. Zhentao ZHANG - Profesor në Institutin e Kërkimeve Muzikore në Akademinë e Arteve, Kinë